Manchester United po interesohet për sulmuesin e Borussia Dortmundit, Serhou Guirassy, raporton TEAMtalk.
Guirassy ishte lidhur me Unitedin edhe në vitin 2023, kur ishte në huazim te Stuttgart nga Rennes, por klubi anglez vendosi të transferojë Rasmus Hojlundin nga Atalanta.
United mund ta rikthejë interesimin për sulmuesin nga Guinea gjatë afatit kalimtar të dimrit. Me mundësinë e largimit të Joshua Zirkzees nga Old Trafford, Guirassy shihet si një prej opsioneve kryesore për përforcimin e sulmit.
Megjithatë, transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë. Kontrata e 30-vjeçarit me Dortmundin skadon në vitin 2028, ndaj United do të duhej të paguante një shumë të konsiderueshme për ta transferuar.
Guirassy ka nisur mirë sezonin, me katër gola dhe dy asistime për Dortmundin, që aktualisht kryeson Bundesligën.
Që prej transferimit te Dortmundi në vitin 2024, ai ka zhvilluar 102 ndeshje, duke shënuar 64 gola dhe dhënë 17 asistime.