Malaga po shqyrton mundësinë e transferimit të Anthony Martial për të përforcuar repartin e sulmit, raporton gazetari Matteo Moretto.
Futbollisti 30-vjeçar francez, i cili ka tërhequr interesimin e klubit nga La Liga, mund të luajë si anësor, por edhe si sulmues.
Martial është aktualisht lojtar i lirë, pasi ndërpreu kontratën me klubin meksikan Monterrey në fillim të korrikut.
Gjatë karrierës së tij, Martial ka luajtur edhe për AEK, Manchester United, Sevilla, Monaco dhe Lyon.