Errët
Ndritshëm

Karetsas debuton te Dortmundi me gol

15.08.2026

Konstantinos Karetsas është transferuar te Borussia Dortmund për 30 milionë euro, duke u bërë një nga talentet më të shtrenjtë në historinë e klubit.

18-vjeçari grek, i cili shkëlqeu te Genk, shihet si një nga talentet më premtuese të futbollit evropian. Ai mund të luajë si sulmues i krahut të djathtë apo numër 10.

Karetsas debutoi ndaj Arsenalit dhe iu deshën më pak se 30 minuta për të treguar talentin e tij, duke shënuar gol.

Tani, Dortmundi pret shumë nga “Odiseu i ri” grek.

Errët
Ndritshëm