Errët
Ndritshëm

Mbi 1 mijë gjoba trafiku brenda një jave në Ferizaj, pezullohen 20 patentë shoferë

22.06.2026
Policia Prizren (2)

Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1 mijë e 219 gjoba trafiku gjatë periudhës 15-21 qershor 2026, për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit rrugor.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe janë pezulluar edhe 20 patentë shoferë ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Po ashtu, në rajonin e Ferizajt janë regjistruar 44 aksidente trafiku gjatë javës së kaluar.

Prej tyre, 21 aksidente kanë përfunduar me lëndime trupore, ku janë lënduar gjithsej 28 persona, ndërsa 23 aksidente të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia ka bërë thirrje për respektim të rregullave të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe parandalimit të aksidenteve.

Errët
Ndritshëm