Errët
Ndritshëm

Vetëvendosje mohon përfshirjen në protestat në Shqipëri, Dugolli i përgjigjet Ramës

22.06.2026

Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar se po e organizon apo mbështet si parti protestën që po mbahet në Shqipëri.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, Enver Dugolli, tha se disa aktivistë dhe zyrtarë të kësaj partie po e mbështesin protestën vetëm në mënyrë individuale.

Vetëvendosje nuk ka asnjë rol në këtë protestë. Ne vetëm solidarizohemi me kërkesat e qytetarëve”, deklaroi ai.

Dugolli i bëri thirrje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që të mos e përfshijë Vetëvendosjen në debatet rreth protestave dhe të fokusohet te kërkesat e protestuesve.

Sipas tij, Rama duhet të komunikojë me qytetarët që prej javësh po protestojnë në Tiranë dhe të reflektojë ndaj shqetësimeve të tyre.

Komentet e Dugollit vijnë pasi Rama së fundmi kritikoi pjesëmarrës nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut që po marrin pjesë në protestë, ndërsa disa mbështetës të Vetëvendosjes i quajti pjesë të asaj që ai e përshkroi si “çorbë dreqërish”.

Megjithatë, Rama tha se nuk e konsideron kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përgjegjës për veprimet e tyre.

Errët
Ndritshëm