Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se një person është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kanosje ndaj një gazetari.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari e ka kanosur gazetarin gjatë ushtrimit të detyrës së tij profesionale.
Tutje bëhet e ditur se ndaj të dyshuarit është ngritur aktakuzë, së bashku me kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.
“Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari ka kanosur gazetarin për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij. Prokurori i shtetit, pranë gjykatës kompetente, ka paraqitur aktakuzë, së bashku me kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar në mbrojtjen dhe garantimin e sigurisë së plotë për gazetarët, në respektim të lirisë së shprehjes”, thuhet në njoftim.