Errët
Ndritshëm

Kuvendi miraton dërgimin e FSK-së në Gaza – 89 vota pro

17.04.2026

Kuvendi i Kosovës ka miratuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.

Vendimi është votuar me 89 vota pro, pa asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar se pjesëmarrja e FSK-së në misione ndërkombëtare rrit besimin e aleatëve ndaj Kosovës.

“Dërgimi i FSK-së në këtë mision përfshin pjesëmarrjen e personelit në kuadër të komandës së unifikuar të forcës ndërkombëtare stabilizuese, e cila ka për qëllim mbështetjen e zbatimit të planit gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza”, ka deklaruar Maqedonci.

Errët
Ndritshëm