Errët
Ndritshëm

IPK rekomandon suspendimin e dy policëve në Mitrovicë dhe Gjilan

16.04.2026
Ipk 600x360

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë në dy raste të ndara, njëri në Mitrovicë dhe tjetri në Gjilan, me gradat rreshter dhe toger.

Në rastin e parë, IPK-ja dyshon se një rreshter, të mërkurën, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan, ndaj tij është iniciuar rasti penal.

Në rastin e dytë, këtë të enjte, një toger dyshohet se gjatë intervistimit në ambientet e IPK-së ka incizuar pa autorizim hetuesit dhe procesin e intervistimit. Për këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka iniciuar procedurën për veprën penale “fotografimi dhe incizimet e tjera të paautorizuara”.

IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e të dy zyrtarëve, ndërsa rastet po trajtohen nga organet e drejtësisë.

Errët
Ndritshëm