Errët
Ndritshëm

Tottenham emëron Roberto De Zerbin si trajner të ri

01.04.2026
Goal Blank Web Facebook 2026 03 30t144938.001.png

Tottenham Hotspur ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Roberto De Zerbit si trajner të ri të ekipit të parë.

Klubi ka konfirmuar se italiani ka nënshkruar një kontratë afatgjatë, e cila hyn në fuqi pasi ai të pajiset me leje pune. Më herët, mediat raportuan se 46-vjeçari do të firmosë një kontratë pesëvjeçare me klubin nga Londra Veriore.

De Zerbi nuk është i panjohur për Premier League, pasi më parë ka drejtuar Brighton & Hove Albion. Eksperienca e tij e fundit ishte te skuadra franceze Marseille, nga e cila u largua në shkurt të vitit 2026. Trajneri italian ka përvojë edhe me skuadra si Shakhtar Donetsk, Sassuolo, Benevento dhe Palermo.

Më 29 mars, Tottenhami shkarkoi Igor Tudor, i cili kishte marrë drejtimin vetëm më 14 shkurt të këtij viti. De Zerbi bëhet kështu ndryshimi i tretë në stolin e Tottenhamit gjatë sezonit 2025-2026, pas largimeve të Thomas Frank dhe Igor Tudor.

Errët
Ndritshëm