Sulmuesi i krahut i Real Madridit, Rodrygo, i është nënshtruar sot një ndërhyrjeje kirurgjikale, njoftoi faqja zyrtare e klubit këtë të martë.
Vetëm një javë më parë, 25-vjeçari brazilian u diagnostikua me këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior (ACL) dhe dëmtim të meniskut lateral.
Rodrygo pritet të jetë jashtë fushave për të paktën 10 muaj, gjë që konfirmon se ai do të humbasë zyrtarisht Kupën e Botës 2026.