Bordi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (EDPB) ka miratuar Opinionin e Përbashkët 1/2026 për Inteligjencën Artificiale “Digital Omnibus on AI”, një paketë ndryshimesh ligjore digjitale që synon thjeshtimin e kuadrit rregullator dhe rritjen e konkurrueshmërisë në Bashkimin Evropian.
Në takim mori pjesë edhe Krenare Sogojeva Dermaku, Komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP). Opinion mbështet lehtësimin e barrës administrative për organizatat, përfshirë zgjatjen e afateve për njoftimin e shkeljeve të të dhënave dhe përdorimin e modeleve të harmonizuara për vlerësimet e ndikimit në privatësi.
EDPB miratoi gjithashtu Programin e Punës 2026–2027, që përfshin harmonizimin e mëtejshëm të GDPR-së, forcimin e bashkëpunimit ndërautoritet dhe udhëzime mbi anonimizimin, pseudonimizimin, mbrojtjen e të dhënave të fëmijëve dhe përdorimin e inteligjencës artificiale.
AIP njofton se pjesëmarrja aktive e Kosovës i mundëson vendit të përafron legjislacionin dhe praktikat vendore me standardet evropiane dhe të përgatitet për zhvillimet rregullatore në fushën e sistemeve automatike dhe AI.