Errët
Ndritshëm

E ardhmja e Casemiros larg Anglisë

21.02.2026
820adca0 3632 11f0 B2c9 2d36257649ec

Sipas gazetarit Ekrem Konur, Casemiro ka zgjuar interesimin e disa klubeve, me Inter Miami CF dhe ish-skuadrën e tij São Paulo FC që po e monitorojnë nga afër situatën.

34-vjeçari, pesë herë fitues i UEFA Champions League me Real Madrid, është parë së fundmi në Miami, duke vizituar qytetin dhe ambientet e klubit amerikan. Skuadra në pronësi të David Beckham e sheh brazilianin si objektiv kryesor për të përforcuar mesfushën pas largimit të Sergio Busquets.

Megjithatë, opsionet nuk mbarojnë aty. Sipas “The Sun”, një alternativë serioze mbetet Al-Nassr FC, ku Casemiro mund të ribashkohej në fushë me ish-shokun e tij te Reali, Cristiano Ronaldo.

Kujtojmë se braziliani iu bashkua Manchester United në vitin 2022. Këtë sezon ai ka regjistruar 25 paraqitje, duke shënuar 5 gola dhe dhuruar 2 asistime.

Errët
Ndritshëm