Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, është shpallur Trajneri i Muajit janar në Premier League, siç njoftoi liga përmes kanaleve të saj zyrtare.
Nën drejtimin e Carrick, Manchester United zhvilloi dy ndeshje gjatë janarit, duke fituar ndaj Manchester City (2-0) dhe Arsenal (3-2).
Carrick la pas në garë Andoni Iraolën e AFC Bournemouth, Liam Rosenior të Chelsea dhe Sean Dyche të Nottingham Forest për ta fituar këtë çmim.
Aktualisht, Manchester United renditet në vendin e katërt në tabelën e Premier League me 45 pikë nga 26 ndeshje, ndërsa kryesimin e mban Arsenal me 57 pikë.