Ish-anësori i Chelsea, Raheem Sterling, ka nisur një kapitull të ri në karrierë duke iu bashkuar Feyenoord, siç konfirmoi vetë klubi holandez në faqen zyrtare.
Sterling firmosi deri në fund të sezonit 2025/26, ndërsa detajet financiare të marrëveshjes nuk janë bërë publike. Ai u transferua si lojtar i lirë, pasi arriti marrëveshje të përbashkët për ndërprerjen e kontratës me Chelsean.
Anglezi ishte transferuar në “Stamford Bridge” nga Manchester City në korrik të vitit 2022 për 56.2 milionë euro, me kontratë deri më 30 qershor 2027. Sipas Transfermarkt, vlera e tij aktuale në treg është rreth 5 milionë euro.
Sezoni aktual ishte zhgënjyes për Sterlingin, pasi ai nuk regjistroi asnjë paraqitje me “Blutë”.