Sipas raportimit të Indykaila News, Tottenham ka kontaktuar trajnerin e Atletico Madridit, Diego Simeone, për të vlerësuar gatishmërinë e tij për të marrë drejtimin e skuadrës në të ardhmen.
Sipas burimeve, përfaqësues të klubit londinez kanë marrë sinjale se tekniku argjentinas është i hapur për të shqyrtuar opsione të reja pune duke filluar nga vera e ardhshme.
Kujtojmë se Tottenham u nda nga Thomas Frank, i cili kishte marrë drejtimin e ekipit në verën e vitit 2025. Tashmë drejtuesit e klubit janë në kërkim intensiv të një trajneri të ri për të udhëhequr projektin e radhës.
Emri i Simeones sjell eksperiencë të madhe, një trajner me karakter të fortë dhe mentalitet fitues, që mund të fillojë një epokë të re në “Tottenham Hotspur Stadium”.