Errët
Ndritshëm

Arbeloa nën hijen e lojtarëve

11.02.2026
Cec9dd7b 16ff 40a7 A16b 739e3c9e7aa6

Sipas Sport.es, lojtarët e Real Madridit po i vënë në pikëpyetje vendimet e trajnerit të përkohshëm, Álvaro Arbeloa.

Burimi thotë se skuadra po i sfidon vendimet e tij, njësoj siç kishte ndodhur më parë me Xabi Alonson, madje në disa raste edhe duke i injoruar, si në periudhën e Carlo Ancelottit. Edhe pse klubi e mbështet zyrtarisht trajnerin, në praktikë toleron dyshimet e lojtarëve.

Atmosfera në skuadër përshkruhet më e qetë, pasi lojtarët e shohin Arbeloan si zëvendësues të përkohshëm dhe disiplina është lehtësuar për ta bërë stërvitjen më të këndshme. Megjithatë, Arbeloa po përballet me të njëjtin problem të “fuqia e lojtarëve në dhomën e zhveshjes”, ku lojtarët vënë në dyshim vendimet e tij teknike dhe taktike.

Errët
Ndritshëm