Errët
Ndritshëm

Rodri shpërthen ndaj arbitrimit: “Njerëzit nuk duan që City të fitojë”

02.02.2026
Rodri Afp 696x465

Manchester City ka pësuar një tjetër goditje në garën për titullin e Premier League pas barazimit 2-2 ndaj Tottenhamit, ndërsa nervat shpërthyen pas ndeshjes.

“Qytetarët” po e kontrollonin plotësisht takimin në Londër, duke udhëhequr 0-2, por gjithçka ndryshoi pasi goli i Dominic Solanke u pranua, pavarësisht dyshimeve për një faull ndaj Marc Guéhi para se sulmuesi të prekte topin.

Haf7qqcx0ae6mse

Solanke më pas realizoi një gol spektakolar , duke i mohuar City-t fitoren dhe duke e lënë ekipin e Pep Guardiolës gjashtë pikë pas Arsenalit kryesues.

Mesfushori spanjoll Rodri nuk i kurseu kritikat ndaj gjyqtarëve:

“E di që kemi fituar shumë dhe njerëzit nuk duan që ne të fitojmë, por gjyqtari duhet të jetë neutral. Për mua, kjo nuk është e drejtë,” deklaroi Rodri për Stan Sport.

Ai shtoi se faulli ishte i qartë dhe se vendime të tilla po ndikojnë drejtpërdrejt në garën për titull:

Në këtë ligë gjithçka vendoset nga detajet e vogla. Nëse nuk u kushtohet vëmendje këtyre gjërave, do të bëhet e vështirë për të gjithë. Sot ishte një ditë shumë e rëndë për ne.”

Errët
Ndritshëm