Errët
Ndritshëm

Maignan nënshkruan me Milanin deri në vitin 2030

31.01.2026
2026.01.31 Cu Rinnovo Maignan Webhp

Mike Maignan dhe AC Milan janë dakorduar për të zgjatur kontratën e portierit kuqezi deri në vitin 2031.

“Portieri francez iu bashkua kuqezinjve në verën e vitit 2021 dhe shumë shpejt u shndërrua në një nga figurat kyçe të skuadrës, duke u dalluar për lidershipin, besueshmërinë dhe përkushtimin e tij. Rritja e vazhdueshme e bëri atë kapiten të klubit dhe një shtyllë qendrore brenda ekipit, si dhe pjesë të rëndësishme të Kombëtares së Francës”, thuhet në faqen zyrtare të klubit italian.

Mike Maignan ka hyrë në histori te AC Milan jo vetëm me paraqitje, por edhe me ndikim. Me 188 ndeshje me fanellën kuqezi, portieri francez ishte një shtyllë kyçe në fitimin e Scudettos 2021/22 dhe Superkupës së Italisë 2024.

Errët
Ndritshëm