Errët
Ndritshëm

Rafinha pranon zhgënjimin për topin e artë

31.01.2026
Raphinha Appreciation V0 Bjp4rg21vwuc1

Sulmuesi i Barcelonës, Rafinha, ka pranuar se është zhgënjyer që nuk fitoi Topin e Artë 2025, pavarësisht një sezoni spektakolar.

Braziliani u rendit i pesti, ndërsa çmimin e fitoi ylli i PSG-së, Ousmane Dembélé.

“Prisja të isha të paktën në Top 3,” ka thënë Rafinha, duke shtuar se mungesa e Champions League i dëmtoi shanset.

Me 34 gola dhe 25 asistime në të gjitha garat, Rafinha ndihmoi Barcelonën të fitojë La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.

Ai pranoi se Topi i Artë varet nga shumë faktorë, por theksoi se Dembélé e meritoi çmimin pas një sezoni fenomenal.

Errët
Ndritshëm