Errët
Ndritshëm

Sergio Ramos ndërron fushën me ringun

30.01.2026
Ramos Red Caard

Sergio Ramos, 39-vjeç, ende nuk e ka shpallur zyrtarisht pensionimin, por e ardhmja e tij duket gjithnjë e më larg fushave të futbollit.

Pas përfundimit të kontratës me klubin meksikan Monterrey në fund të vitit të kaluar, ish-kapiteni legjendar i Real Madridit është aktualisht lojtar i lirë. Rikthimi te Sevilla është një opsion, por sipas Yahoo! Sports, Ramos po shqyrton edhe një rrugë krejtësisht të papritur: boksin.

Sipas burimeve të besueshme në Spanjë, Ramos po përgatitet për debutimin e tij në ringun e boksit. Lufta e parë profesionale pritet të zhvillohet në Katar, nën organizimin e Misfits Boxing, me datë të mundshme 22 gusht. Kontrata, thuhet se parashikon dy duele.

Por detaji që po ndez rrjetet sociale është emri i kundërshtarit të mundshëm: Andrew Tate. Ish-kickboxeri dhe figura tejet kontroverse mediatike mund ta kthejë këtë përballje në shumë më tepër sesa një ndeshje sportive një spektakël të madh mediatik, me polemika, shikueshmëri rekorde dhe tension maksimal.

Errët
Ndritshëm