Manchester United është në një moment vendimtar për të zgjedhur trajnerin e ri të skuadrës.
Klubi po konsideron dy emra: Ole Gunnar Solskjaer dhe Michael Carrick, i cili ka qenë ndihmës i Solskjaer gjatë periudhës së fundit.
Sipas Ben Jacobs, Carrick ka fituar mbështetje të madhe brenda klubit, madje edhe Sir Alex Ferguson duket se e favorizon atë mbi Solskjaer.
INEOS pritet të marrë vendimin në orët e ardhshme, pasi në ndeshjen e së shtunës kundër Manchester Cityt, Manchester United do të zbresë në fushë me një trajner të ri.