Chelsea ka zyrtarizuar emërimin e Liam Rosenior si trajnerin e ri të klubit. Përmes një njoftimi zyrtar, klubi londinez konfirmoi marrëveshjen 6 vjeqare me trajnerin anglez, duke i besuar atij drejtimin e ekipit për projektin e ri sportiv.
Chelsea shprehu besimin se ai është profili i duhur për të udhëhequr skuadrën drejt objektivave të reja, si në Premier League ashtu edhe në arenën evropiane.
Trajneri i ri pritet të nisë menjëherë punën me ekipin, ndërsa tifozët blu shpresojnë se ky emërim do të sjellë stabilitet dhe suksese në të ardhmen.