Endrick, talenti brazilian i Real Madrid, nis aventurën te Lyon.Vetëm 19 vjeç dhe tashmë duke tërhequr vëmendjen e Europës, braziliani Endrick po bën valixhet gati për një huazim te Olympique Lyonnais. Sipas raporteve të fundit, ai do të luajë në Francë nga janari deri në qershor 2026. Asnjë opsion blerjeje për momentin Real Madrid e ka të qartë: ky është ylli i tyre për të ardhmen.
Lyon, gjithmonë gati të investojë në talente, do të mbulojë gjysmën e pagës së Endrick me një milion euro për këtë gjashtëmujor. Marrëveshja mes klubeve u mbyll shpejt, dhe firmat priten çdo moment.