Stadiumi legjendar Camp Nou në Barcelonë, i cili aktualisht po i nënshtrohet një rinovimi të thellë, ka tërhequr vëmendjen pas reshjeve të fundit të shiut, kur në disa pjesë të tij u krijuan grumbullime uji.
Pamjet nga stadiumi i rinovuar tregojnë grubullime uji në zona të caktuara, pavarësisht se punimet janë ende në proces. Ky detaj ka ngjallur reagime dhe diskutime mes tifozëve dhe opinionit sportiv.
Nga drejtuesit e projektit është bërë e ditur se bëhet fjalë për një problem të përkohshëm, i lidhur me fazën aktuale të punimeve, duke shtuar se ndërhyrjet e nevojshme do të realizohen për ta zgjidhur plotësisht situatën.
Rinovimi madhor i Camp Nou pritet ta shndërrojë stadiumin në një nga më modernët në botë, ndërsa klubi garanton se këto pengesa nuk do të ndikojnë në përfundimin dhe funksionalitetin final të arenës ikonike.