Një grua u godit me sëpatë në Gadime të Ulët të Lipjanit gjatë të hënës.
Rastin e ka konfirmuar edhe policia.
“Sot në stacionin policor të Lipjanit është iniciuar një rast vrasje në tentativë. Hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorinë, kanë nisur veprimet hetimore e procedurale, ndërkohë që personi i lënduar [femër] është dërguar për tretman mjekësor”, tha Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.
I dyshuari për rastin është identifikuar dhe i njëjti është në kërkim nga ana e policisë.