Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të hënën në Prishtinë.
Hajnat hynë në shtëpinë e viktimës e vodhën stoli ari, bizhuteri, si dhe gjësende të tjera me vlerë të konsiderueshme.
Rasti dyshohet se ka ndodhur rreth orës 03:30.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, për të cilin është njoftuar edhe prokurori.