Errët
Ndritshëm

Zyrtare: Stefano Pioli rikthehet te Fiorentina, emërohet trajner deri në vitin 2028

12.07.2025
Skysports Stefano Pioli Ac Milan 5171901

Fiorentina ka bërë zyrtar rikthimin e Stefano Piolit në stolin e saj. Trajneri italian ka firmosur kontratë deri më 30 qershor 2028, duke filluar një kapitull të ri me klubin që e njeh mirë – si trajner e dikur edhe si lojtar.

Ky është një “rikthim në shtëpi” për Piolin, i cili e kishte drejtuar ekipin “vjollcë” edhe në periudhën 2017–2019, ndërsa si futbollist kishte mbrojtur ngjyrat e Fiorentinës nga viti 1989 deri më 1995.

Klubi ka bërë publike edhe përbërjen e plotë të stafit teknik që do ta shoqërojë Piolin në këtë aventurë të re:

Andrea Tarozzi – ndihmëstrajneri i parë

Gianmarco Pioli, Jesse Andrea Fioranelli, Riccardo Taddei dhe Oleksandr Nizelik – asistentë

Matteo Osti, Roberto Peressutti dhe Alessio Butini – përgatitja fizike

Martino Vignali dhe Andrea Tordi – analistë ndeshjesh

Giorgio Bianchi dhe Alessandro Dall’Omo – trajnerë të portierëve

Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso, është shprehur i entuziazmuar për këtë rikthim:

Jam shumë i kënaqur që Stefano Pioli është rikthyer me ne. Që nga fjalët e para të bisedës sonë, ndjeva cilësitë e tij të forta personale dhe përkushtimin e sinqertë ndaj klubit dhe qytetit që ai e njeh kaq mirë.”

Fiorentina e nis me ambicie sezonin e ri, duke besuar se përvoja dhe lidhja emocionale e Piolit me klubin do të sjellin fryte të rëndësishme.

Errët
Ndritshëm