Errët
Ndritshëm

Parisi triumfon pa Mbappén, ylli i Realit mbetet me gishta në gojë

10.07.2025
Meqzmal3gapatzb6ekls

Parisi fitoi, kurse Mbappé mbeti me gishta në gojë.

Gjysmëfinalja e Kupës së Botës për Klube mes PSG-së dhe Real Madridit u kthye në një ndeshje turpi për madrilenët, por edhe në një goditje direkte për Kylian Mbappén, njeriun që vitin e kaluar zgjodhi t’i kthejë shpinën Parisit, me idenë se me Realin do të fitonte gjithçka.

Por sezoni i tij i parë në Madrid përfundoi në mënyrën më të hidhur të mundshme: asnjë trofe.

Trajneri Luis Enrique, i cili e ka drejtuar PSG-në drejt këtij sezoni të jashtëzakonshëm, nuk ka ngurruar të flasë hapur për ndikimin pozitiv të largimit të Mbappés.

Mendoj se isha shumë i guximshëm sezonin e kaluar kur thashë se do të kishim një ekip më të mirë pa Mbappé. Ende mendoj se jemi më të mirë, statistikat janë aty… Do të preferoja të kisha katër lojtarë që shënojnë nga 12 gola secili sesa një lojtar që shënon 40 gola,” u shpreh Luis Enrique.

Ndërkohë, Parisi nuk dështoi, siç u parashikua nga shumëkush. Përkundrazi, ekipi u çlirua nga varësia prej një lojtari dhe u shndërrua në një bishë kolektive. Fituan gjithçka që mund të fitohej: kampionatin francez, Kupën, Superkupën, Ligën e Kampionëve dhe tani janë në finale të Botërorit për Klube.

PSG triumfoi pa të, duke vërtetuar se ekipi nuk duhet të mbështetet tek një yll.

Errët
Ndritshëm