Errët
Ndritshëm

Xhaka drejt Milanit, pengesa Leverkuseni

16.06.2025
Gettyimages 2210029985.jpg

Granit Xhaka është gjithnjë e më pranë një transferimi te Milani. Mesfushori shqiptar i Bayer Leverkusen thuhet se ka arritur marrëveshje për kushtet personale me klubin italian, duke dhënë “dritën jeshile” për kalimin në Serie A.

Sipas Sportmediaset, tashmë është radha e Milanit për të bindur Leverkusenin që ta lirojë 31-vjeçarin. Por, situata nuk është aspak e lehtë. Sport Bild raporton se kampionët e Bundesligës nuk janë të gatshëm ta shesin Xhakën, pasi tashmë kanë humbur disa lojtarë kyç si Jonathan Tah, Jeremie Frimpong dhe me shumë gjasë edhe Florian Wirtz.

Në rrezik janë edhe largimet e Alejandro Grimaldo dhe Piero Hincapie, duke e bërë të vështirë për klubin gjerman të lejojë një tjetër ikje të rëndësishme.

Për të zhbllokuar marrëveshjen, Milani po shqyrton mundësinë e një shkëmbimi me Malick Thiaw. Mbrojtësi 23-vjeçar, që ka kontratë deri në vitin 2027 dhe është pjesë e kombëtares gjermane, pëlqehet nga Leverkuseni dhe mund të përdoret si pjesë e marrëveshjes për të siguruar Xhakën.

Nëse palët arrijnë konsensus, tifozët kuqezi mund ta shohin së shpejti Granit Xhakën në “San Siro”.

Errët
Ndritshëm