Errët
Ndritshëm

Kryetarët e komunave paralajmërojnë protestë para Qeverisë Kurti

18.08.2026

Kryetarët e komunave të Kosovës kanë paralajmëruar protestë para Qeverisë në shtator, në shenjë kundërshtimi ndaj, siç pretendojnë ata, bllokimit të mjeteve financiare dhe pengimit të projekteve komunale.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se të gjithë kryetarët e komunave janë bërë bashkë për të kundërshtuar, siç e cilëson ai, “shkeljen e vazhdueshme të ligjit” dhe qasjen “totalitare” të Qeverisë Kurti ndaj pushtetit lokal.

Rama ka pretenduar se komunave u janë marrë mbi 344 milionë euro që nga viti 2022, ndërsa ka akuzuar Qeverinë për bllokim të mjeteve dhe pengim të investimeve.

Komunat nuk janë të kryetarëve! Komunat janë të qytetarëve!”, ka shkruar Rama.

Sipas tij, nëse një komunë bllokohet për shkak se nuk udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, pasojat i bartin qytetarët përmes mungesës së investimeve në rrugë, çerdhe, shkolla dhe shërbime tjera.

Kryetarët e komunave pritet që protestën ta zhvillojnë para Qeverisë gjatë muajit shtator.

Errët
Ndritshëm