Errët
Ndritshëm

Në gjendje të dehur sulmoi bashkëshorten dhe dy gra, dyshohet se tentoi t’i vërë flakën shtëpisë

17.08.2026

Një person është arrestuar në Drenas nën dyshimin për dhunë në familje.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 16 gusht 2026, rreth orës 02:30.

I dyshuari, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe dy gra/vajza të tjera.

Njëra nga viktimat është dërguar për tretman mjekësor.

Policia ka njoftuar se i dyshuari ka dëmtuar edhe orenditë e shtëpisë dhe ka tentuar t’i vërë flakën banesës, me ç’rast edhe vetë ka pësuar lëndime.

“I dyshuari po ashtu ka dëmtuar orenditë shtëpiake dhe ka tentuar t’ia vë flakën shtëpisë, me ç’rast edhe vetë ka pësuar lëndime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas tretmanit mjekësor në QKMF, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Errët
Ndritshëm