Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, rasti ka ndodhur më 22 tetor 2025.
Në aktakuzë thuhet se i pandehuri me inicialet K.Xh., me dashje dhe me qëllim të frikësimit, e ka kanosur publikisht Kurtin lidhur me pozitën e tij zyrtare si kryeministër i Kosovës.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur një aktakuzë ndaj të pandehurit K.Xh., lidhur me veprën penale ‘Kanosja’”, thuhet në njoftim.
Sipas Prokurorisë, i pandehuri e ka kanosur Kurtin publikisht, me qëllim të frikësimit të tij lidhur me punën dhe pozitën zyrtare.
Rasti është proceduar për veprën penale “Kanosja”.