Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku mëngjesin e së hënës në fshatin Baicë të Drenasit.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion ,rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 09:40, kemi pranuar informatën se në Baicë të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një kamion dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i vdekur”, ka deklaruar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar nga njësiti rajonal i trafikut.