Errët
Ndritshëm

Kurti akuzon Serbinë për “agresion”, stërvitjet ushtarake në Bujanoc nxisin reagime

19.03.2026
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka akuzuar Serbinë për “shfaqje të agresionit” pas stërvitjeve ushtarake që ushtria serbe zhvilloi në fshatin Muhoc të Bujanocit, pranë kufirit me Kosovën.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti tha se këto veprime synojnë rritjen e tensioneve dhe frikësimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke i cilësuar si provokim të hapur ndaj Kosovës.

Reagim pati edhe nga Shqipëria, ku u theksua se siguria e territoreve shqiptare garantohet nga NATO.

Ndërkohë, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i ka cilësuar këto stërvitje si rutinore dhe të paralajmëruara, duke theksuar se nuk përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Edhe përfaqësues të shqiptarëve në Serbi kanë paralajmëruar se aktivitete të tilla ndikojnë në rritjen e tensioneve dhe në ndjenjën e pasigurisë te komuniteti lokal.

Errët
Ndritshëm