Errët
Ndritshëm

Haaland barazon Muller, hyn në histori të Champions League

18.03.2026
Skysports Erling Haaland Man City 5889970

Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland, shënoi në minutën e 41-të në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve ndaj Real Madrid (1:2).

Ky ishte goli i 57-të i norvegjezit 25-vjeçar në karrierën e tij në Champions League. Me këtë arritje, Haaland barazoi legjendën gjermane Thomas Müller, duke u renditur së bashku në vendin e shtatë në listën e golashënuesve më të mirë në histori të kompeticionit.

Vlen të theksohet se Haaland arriti këtë shifër në vetëm 58 ndeshje, krahasuar me 163 ndeshje të Müllerit.

Top 10 golashënuesit në historinë e Champions League

  1. Cristiano Ronaldo – 140 gola (183 ndeshje)

  2. Lionel Messi – 129 gola (163 ndeshje)

  3. Robert Lewandowski – 107 gola (141 ndeshje)

  4. Karim Benzema – 90 gola (152 ndeshje)

  5. Raul – 71 gola (142 ndeshje)

  6. Kylian Mbappe – 68 gola (96 ndeshje)

  7. Erling Haaland – 57 gola (58 ndeshje)

  8. Thomas Müller – 57 gola (163 ndeshje)

  9. Ruud van Nistelrooy – 56 gola (73 ndeshje)

  10. Thierry Henry – 50 gola (112 ndeshje)

 

Errët
Ndritshëm