Statusi i portierit të Real Madridit, Thibaut Courtois, për derbin e ardhshëm ndaj Atletico Madridit mbetet i pasigurt.
Kujtojmë se portieri belg u zëvendësua në pjesën e parë gjatë ndeshjes së kthimit të 1/8-tës së finales së Ligës së Kampionëve ndaj Manchester City-t (2:1), duke ia lënë vendin portierit ukrainas, Andriy Lunin.
Sipas raportimeve, Courtois po përballet me një mbingarkesë të muskujve të kofshës, pasi kishte ndjerë shqetësim gjatë nxehjes para ndeshjes. Sipas të përditshmes AS, Real Madridi ka vendosur t’i japë pushim më 18 mars, ndërsa të enjten ai do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore për të përcaktuar natyrën dhe shkallën e dëmtimit.
Ndeshja e javës së 29-të të La Ligës mes Real Madridit dhe Atletico Madridit është planifikuar të zhvillohet të dielën, më 22 mars, në “Santiago Bernabéu”.