Errët
Ndritshëm

Studentët e Stomatologjisë protestojnë për mbingarkesën në UP

16.03.2026
Studentet E Stomatologjise 720x405

Një grup studentësh të Stomatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës (UP) u mblodhën këtë të hënë  para objektit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), për të shprehur shqetësimet e tyre lidhur me mbingarkesën e studentëve në këtë departament.

Studenti Sejdi Karaça, përfaqësues i Lëvizjes Studentore për Barazi, Studim, Kritikë dhe Veprim (SKV), deklaroi se Stomatologjia është një profesion i rëndësishëm që kërkon përgatitje të gjatë akademike dhe përgjegjësi të lartë profesionale. Ai shtoi se ky drejtim është ndër më sfiduesit dhe më konkurruesit në UP, duke theksuar rëndësinë jetike të punës praktike klinike.

Karaça përmendi gjithashtu se Kosova ka një nga numrat më të lartë të stomatologëve për kokë banori në rajon dhe në Ballkan, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave. Aktualisht, 569 studentë janë të regjistruar në programin e Stomatologjisë në nivelet Bachelor dhe Doktoratë në UP.

Errët
Ndritshëm