Errët
Ndritshëm

Shtrenjtimi i naftës vazhdon, çmimi deri në 1.60 euro

16.03.2026
Modern Service Station With Convenience Store And A Few Cars, In A Sunny Day

Çmimi i naftës në tregun me pakicë në Kosovë ka arritur deri në 1.60 euro për litër këtë të hënë.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, çmimet e naftës nëpër kompani sillen nga 1.53 deri në 1.60 euro për litër, ndërsa benzina nga 1.34 deri në 1.38 euro për litër. Ai shtoi se çmimi i naftës me shumicë aktualisht është rreth 1.54 euro për litër.

Rritja e çmimeve lidhet me përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, që ka ndikuar edhe në tregjet globale të energjisë.

Ndërkohë, më 5 mars ka hyrë në fuqi vendimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për caktimin e marzhës tregtare, i cili parasheh 2 cent fitim për shitjet me shumicë dhe 12 cent për shitjet me pakicë.

Në tregjet botërore, çmimi i naftës Brent është rritur në rreth 106.12 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që nga korriku i vitit 2022.

Errët
Ndritshëm