Deputeti dhe eksperti i politikës së jashtme gjermane, Johann Wadephul, ka deklaruar të hënën se NATO-ja nuk duhet të marrë përgjegjësi për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit.
Deklarata vjen pas paralajmërimit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili tha se aleanca veriatlantike mund të përballet me një të ardhme “shumë të keqe” nëse nuk ofron ndihmë në këtë rajon.
Wadephul theksoi se Gjermania preferon vendosjen e sanksioneve ndaj përgjegjësve për bllokimin e kalimit detar, duke nënvizuar se barra e sigurisë në atë zonë nuk duhet të bjerë mbi supet e NATO-s.