Errët
Ndritshëm

Arrestohet një person në Prizren për fajde, katër të tjerë në kërkim

16.03.2026
Policia Gjakove (3)

Një person është arrestuar në Prizren dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim policor, pasi dyshohen për veprat penale: fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim.

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda e Policisë së Kosovës njofton se të dyshuarit e kanë detyruar viktimën të paguajë shuma të ndryshme parash si interes për fajden, duke përdorur presion dhe dhunë. Në disa raste, ata dyshohet se e kanë privuar viktimën nga liria për ta detyruar të paguajë kamata tejet të larta.

Sipas vlerësimeve fillestare, dëmi i shkaktuar ndaj viktimës arrin vlerën rreth 700,000 euro, ndërsa të dyshuarit pretendonin edhe 450,000 euro shtesë në emër të interesit të fajdes.

Operacioni policor përfshiu kontrolle në pesë lokacione të ndryshme në Prizren. Personi i arrestuar është dërguar në ndalim për 48 orë, ndërsa hetimet për kapjen e personave të tjerë dhe zbardhjen e plotë të rastit vazhdojnë.

Errët
Ndritshëm