Errët
Ndritshëm

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, përshëndetet me Albin Kurtin pas përfundimit të mandatit

16.03.2026
Hbrl8aqakaazr9u

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është përshëndetur me kryeministrin Albin Kurti pas përfundimit të mandatit të tij në vend. Orav deklaroi se së bashku me Kurtin kanë reflektuar mbi të shkuarën dhe të ardhmen e marrëdhënieve BE-Kosovë, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për Kosovën.

Screenshot 2026 03 16 164855

Orav mori detyrën më 1 shtator 2024. Ai gëzon një përvojë të gjatë diplomatike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke shërbyer më parë si shef i delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi. Karriera e tij diplomatike ka nisur që nga viti 1990, duke përfshirë poste kyçe në Estoni, Poloni, Bullgari, Rumani, Liban, Azerbajxhan dhe Turqi.

Orav shprehu shpresën që të gjitha institucionet e Kosovës të jenë së shpejti plotësisht funksionale dhe të fokusohen tërësisht në procesin e integrimit evropian.

Në kontekstin politik, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë së Kosovës ndodhi më 11 shkurt 2026. Ndërkohë, më 13 shkurt, Kuvendi ratifikoi marrëveshjen ndërkombëtare me BE-në, Planin e Rritjes, me një vlerë prej mbi 882 milionë eurosh.

Errët
Ndritshëm