Errët
Ndritshëm

Ministria e Punëve të Brendshme lanson aplikacionin për deklarimin e adresës për qytetarët e huaj që vizitojnë Republikën e Kosovës

15.03.2026
Ministria E Puneve Te Brendshme (7)

Ministria e Punëve të Brendshme, ka lansuar sot aplikacionin për deklarimin e adresës për shtetasit e huaj që hyjnë në Republikën e Kosovës.

“Ky aplikacion do të mund të shkarkohet në të dy sistemet për telefona mobil, Android dhe iOS (iPhone). Po ashtu, mundësia e deklarimit të adresës do të bëhet edhe përmes ueb-it në kuadër të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lansimi i këtij aplikacioni bëhet për digjitalizimin e shërbimeve për të krijuar lehtësira të huajve që hyjnë në Republikën e Kosovës.

“Ky aplikacion është shumë i thjeshtë dhe i lehtë për t’u përdorur, në të cilin janë të parapara rubrikat e domosdoshme që qytetarët e huaj duhet t’i plotësojnë për kohën sa qëndrojnë në vendin tonë. Deklarimi i adresës i qytetarëve të huaj brenda tre (3) ditëve nga hyrja në Republikën e Kosovës është obligim ligjor”, njofton më tutje MPB-ja.

Ministria poashtu ka publikuar 3 linqe në të cilat mund të përdoret aplikacioni në Android, iOS dhe webfaqe:
iOS: https://apps.apple.com/app/id6759111987,
Android: https://play.google.com/store/apps/details?id=com.foreignerregistration
dhe Web: https://foreignerregistration.kosovopolice.com:8444/.

Errët
Ndritshëm