Errët
Ndritshëm

Max Dowman, golashënuesi më i ri në historinë e Premier League

15.03.2026
Ap26073711790739 1773520138

Mesfushori i Arsenalit, Max Dowman, shënoi një gol në ndeshjen ndaj Evertonit (2:0) në kuadër të javës së 30-të të Premier League-s.

Talenti i ri vulosi rezultatin përfundimtar në minutën e 90+7. Vetëm 16 vjeç e 73 ditë, Dowman u bë golashënuesi më i ri në historinë e ligës.

Rekordi i mëparshëm i përkiste James Vaughanit të Evertonit, i cili kishte shënuar një gol në vitin 2005 në moshën 16 vjeç e 270 ditë.

Errët
Ndritshëm