Manchester United po kërkon një mbrojtës të majtë. Sipas Ekrem Konur, klubi ka shfaqur interes për David Raumin e RB Leipzigut.
Kontrata e Raumit me Leipzigun skadon në vitin 2027, gjë që mund të lehtësojë negociatat me “Djajtë e Kuq”. Burimet sugjerojnë se shuma e transferimit mund të jetë rreth 30 milionë euro.
Vlen të përmendet se Raumi iu bashkua RB Leipzigut në vitin 2022 dhe aktualisht është kapiten i ekipit. Këtë sezon, ai ka luajtur në 28 ndeshje, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë shtatë asistime. Në arenën ndërkombëtare, David ka një gol në 34 ndeshje për përfaqësuesen gjermane.