Errët
Ndritshëm

Çmimet ‘fluturojnë’ në Kosovë, qytetarët në vështirësi

15.03.2026
How To Save On Grocery Shopping Bill

Në Ditën Botërore të Konsumatorit u ngrit shqetësimi për rritjen e vazhdueshme të çmimeve në Kosovë dhe mungesën e rregullimit në treg.

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë thonë se konsumatorët po përballen me vështirësi për t’i përballuar shpenzimet ditore.

Kryetari i shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, kërkoi krijimin e një ministrie për mbrojtjen e konsumatorit ose emërimin e një zëvendësministri nga shoqëria civile me të drejtë vetoje për vendimet që dëmtojnë qytetarët. Ai theksoi se importet pa kontroll dhe politika e çmimeve janë shqetësimet kryesore.

Qytetarët konfirmojnë ndryshimet e shpeshta të çmimeve dhe mungesën e kontrollit. Mustafë Ahmeti tha se çmimet ndryshojnë çdo ditë, ndërsa Nezir Haxholli u shpreh se rritja e çmimeve është e papërballueshme për pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulëta.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në vitin 2025 inflacioni vjetor ishte rreth 4–5%, ndërsa në shkurt 2026 arriti rreth 6%. Produktet që u shtrenjtuan më shumë ishin energjia elektrike, frutat, mishi, qumështi, djathi dhe vezët.

Errët
Ndritshëm