Policia e Kosovës ka njoftuar pasditën e së Premtës se gjatë patrullimit, zyrtarët kanë vërejtur dy automjete me dy persona të dyshuar, të cilët sapo kanë parë policinë, janë larguar në drejtim të Serbisë.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të veturave janë gjetur dhe sekuestruar 101 pako cigare, me vlerë rreth 80-85 mijë euro, si dhe një radiolidhje.
Me vendim të prokurorit, dy automjetet janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për hetime të mëtejshme.