Humbja e thellë ndaj Real Madridit (0-3) në Champions League nuk i ka ndalur drejtuesit e Manchester City-t që të nisin planet për merkaton e verës.
Sipas gazetës katalanase Sport, drejtori sportiv i “Citizens”, Hugo Viana, ka zhvilluar një takim në Madrid me Moussa Sissoko, agjentin e sulmuesit të PSG-së, Ousmane Dembélé.
Biseda përshkruhet si joformale, por koha e takimit nuk konsiderohet e rastësishme. Negociatat mes Dembélé-së dhe parisienëve për rinovimin e kontratës (e cila skadon në vitin 2028) nuk po ecin me ritmin e duhur. Nëse marrëveshja nuk arrihet, PSG mund të detyrohet të shqyrtojë ofertat për 28-vjeçarin francez.
Profili i Dembélé-së vlerësohet lart te Manchester City, ku klubi e sheh atë si një përforcim ideal për repartin ofensiv. Francezi është pjesë e PSG-së që nga vera e vitit 2023, kur u transferua nga Barcelona për 50 milionë euro.
Këtë sezon, ai ka luajtur 27 ndeshje, duke shënuar 12 gola dhe duke dhuruar 7 asistime.