Errët
Ndritshëm

Hazard kundër VAR-it: Po e vret emocionin e futbollit

12.03.2026
Images (1)

Ish-ylli i Chelsea-t, Real Madridit dhe përfaqësueses së Belgjikës, Eden Hazard, ka kritikuar ashpër sistemin Video Assistant Referee (VAR), duke kërkuar heqjen e plotë të tij. Mesfushori i pensionuar thotë se kjo teknologji po e nervozon dhe po ia heq pasionin futbollit. Sipas tij, VAR-i nuk i ka zgjidhur problemet e vjetra që kanë ekzistuar mes lojtarëve dhe gjyqtarëve.

“Padrejtësia në futboll ka sharmin e vet, edhe kur është e vështirë për një tifoz ta pranojë, sidomos kur ndodh kundër ekipit tënd. VAR-i thjesht e vret emocionin. Ditën tjetër pashë duke luajtur Thorgan Hazard-in. Një lojtar i Oud-Heverlee Leuven godet kundërshtarin, por pastaj të gjithë presin pesë minuta pa e ditur nëse goli do të vlejë, para se më në fund të festojnë. Është e tmerrshme. Po, unë do ta hiqja VAR-in përgjithmonë,” ka thënë Hazard-i për RTBF-në.

Eden Hazard-i e përfundoi karrierën e tij në vitin 2023, duke mbyllur një cikël të shkëlqyer me 14 trofe madhor.

Errët
Ndritshëm