Barcelona barazoi 1-1 me Newcastle-in në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave të finales në Ligën e Kampionëve. Golin për katalunasit e shënoi Lamine Yamal, në një ndeshje të cilën ai do ta kujtojë për një kohë të gjatë.
Sipas faqes zyrtare të FC Barcelona, kjo ishte paraqitja e 30-të e Yamal-it në UEFA Champions League, duke e bërë atë lojtarin më të ri në historinë e këtij kompeticioni që arrin këtë shifër. Në atë moment, ai ishte vetëm 18 vjeç e 240 ditë.
Yamal ka lënë pas mesfushorin e Paris Saint-Germain-it, Warren Zaïre-Emery, i cili e kishte arritur paraqitjen e tij të 30-të tetorin e kaluar ndaj Bayer Leverkusen-it, në moshën 19 vjeç e 227 ditë.
Me këtë arritje, Yamal e theu rekordin për pothuajse një vit diferencë.