Errët
Ndritshëm

Therje me thikë në Kaçanik: Arrestohen dy persona, njëri prej tyre i mitur

10.03.2026

Dy persona janë arrestuar në Kaçanik nën dyshimin për therjen me thikë të një 21-vjeçari.

Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit janë H.K. (24 vjeç) dhe E.K. (17 vjeç), të cilët dyshohen  të hënën kanë sulmuar 21-vjeçarin me inicialet SH.K.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, H.K. është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i mituri E.K. për 24 orë.

Policia bëri të ditur se hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në rast.

Ndaj të dyshuarve janë iniciuar veprat penale “Lëndim i rëndë trupor në bashkëkryerje”, “Pjesëmarrje në rrahje” dhe “Kanosje”.

Një i dyshuar tjetër ishte arrestuar edhe në natën e ngjarjes.

Errët
Ndritshëm